×
  • Lajme
  • Lajme

    Ymeri: Ministri nuk e transmetoi siç duhet kërkesën e SBAShK-ut

    Insajderi
    23 September 2022 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ymer Ymeri, përqafësuesi i grevistëve në Komisionin për arsim ku po flitet për grëven gati 1 mujore, i reagoi ministrit Hekuran Murati, duke i thënë se nuk po e transmeton siç duhet kërkesën e SBAShK-ut, shkruan Insajderi.

    “Kërkesa thotë: 10 % plus 50 euro të ofruara nga paketa. Ministri nuk e ceku paktetën por vetëm 10%”, tha Ymeri.

    Kjo deklaratë e tij erdhi pas ministri i Financave, Hekuran Murati tha se qeveria bën paketë mbështetëse për të gjitha kategoritë dhe nuk mund të ofrojë rritje për një kategori.

    “Kapaciteti, mundësitë buxhetore janë këto sepse në si qeveri duhet të bëjmë paketë mbështetëse për të gjithë qytetarët. Çdo lëvizje tjetër tash nëse shtohet te një kategori duhet me marrë te kategoria tjetër. Nëse kërkohet të rritet për një kategori, duhet të marrim ose te pensionistët ose te studentët apo ndonjë kategori tjetër”.

    “Nëse pretendohet se mundet më shumë duhet të tregohet cilës kategori po sugjerohet me u’a marrë. Mendoj se skemat sociale kanë nevojë më shumë, pensionistët, studentët kanë nevojë më shumë. Mbështetja është gjithëpërfshirëse”, tha ministri Murati.

    Më tej Ymeri tha se SBAShK-u në këtë takim ka shkuar  për të diskutuar për daljen nga situata aktuale duke u bazuar në tri pika që SBAShK-u i ka renditur si kërkesa dhe u ka dorëzuar dy ministrave të pranishëm.

    “Erdhëm për një diskutim shumë korrekt me bisedu vetëm per tri pikat, i kemi thënë komisionit për arsim kur na kanë bërë ftesën nëse diskutojmë për me gjetë daljen me këto tri pika kemi me dalë”, tha ai.

    “Te gjitha kërkesat që i tha ministrja Nagavci i kemi kërku dhe janë realizu. Po nisem edhe te problemi me ligjin e anëtarëve të këshillit grevist, nisu prej qeverisë për me ardh te sindikatat, sepse edhe në mesin e ministrave që kanë probleme me ligjin. Nuk kam pasur dëshirë në këtë formë me diskutu. Kosto e kërkesave të SBAShK-ut për këtë vit është 4 milion e gjysmë”, shtoi ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark