×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Gazi lotsjellës zgjatë 30 minuta, Zajednica 30 vite”- Deklaratat më të zjarrta të Kurtit kundër Asociacionit

    Insajderi
    26 January 2023 - 15:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas vizitës së pesëshes diplomatike në Beograd dhe Prishtinë është rritur presioni që Kosova dhe Serbia t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre. Propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve po kërkohet me ngulm. Asociacioni është një çështje kyçe që ndërkombëtarët i kanë vënë theks të veçant. Kjo marrëveshje po pritet të hyjë në fuqi me pohim të kryeministrit Kurti.

    Kundërshtuesi më i madh i “Zajednicës”, Albin Kurti po shkon drejt dorëzimit ndaj presionit ndërkombëtar. Një takim i orëve të vona të së mërkurës me emisarin e BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, bëri të kuptohet se Kurti ka dhënë dritën jeshile në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

    Pas takimit, Lajçak deklaroi se me Kurtin janë pajtuar që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht.

    Si kundërshtues i Asociacionit, Kurti nga pozita e kryeministrit vazhdimisht e potenconte se nuk do të zbatojë marrëveshje të dëmshme të cilat janë nënshkruar nga parardhësit e tij, shkruan Insajderi.

    Në një paraqitje para gazetarëve, Kurti sot nuk e mohoi deklaratën e Lajçakut. Ai tha se diskutimet duhet të mbeten konfidenciale, por shtoi Asociacioni nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese.

    Kurti, dikur opozitari më i zëshëm e cilësonte Asociacionin tejet të dëmshëm për Kosovën.

    Në vijim ju sjellim disa nga deklaratat më të zjarrta të Kurtit kundër Asociacionit;

    “Zajednicën e Serbisë në Kosovë e mundëson Zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”.

    “Zajednica ka vdekur. Është obligim i yni që të mos lejojmë ringjalljen e saj”.

    “Gazi lotsjellës zgjatë 30 minuta, Zajednica do të zgjasë 30 vite”.

    “O Republikë, o Zajednicë”.

    “Zajednica është kancer për Kosovën”.

    “Dojnë me na maru diçka ngjashëm si Republika Serbe brenda Kosovës, me na maru një kancer brenda që ka me kontrollu Serbia”

    “Zajednica është kundër Kosovës, s’duam të përsëritet skenari i Bosnjës”

    “Zajednica është “mini-qeveri” që mund të bashkëpunojë me Putinin”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark