×
  • Sport
  • Sport

    Zaniolo u detyrua ta telefononte policinë, pasi ultrasit e Romës u mblodhën jashtë shtëpisë së tij

    Insajderi
    30 January 2023 - 23:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo, është detyruar ta telefonojë policinë, pasi është konfrontuar me tifozët e acaruar për shkak të kërkesës së tij për t’u larguar.

    Italiani ka kërkuar të largohet nga Giallorossët, gjë që ka nxitur reagimin e furishëm të disa mbështetësve të klubit.

    Trajneri Jose Mourinho e ka lënë futbollistin jashtë skuadrës për tri ndeshje që nga kërkesa e tij për t’u larguar.

    Sipas Calciomercato, ultrasit e Romës janë mbledhur jashtë shtëpisë së Zaniolos pas humbjes së skuadrës nga Napoli. Raportohet se ata kanë kënduar kore ofenduese duke i thënë mes tjerash: “Nëse humbëm, është i gjithë faji yt. Largohu!”.

    Pas thirrjes së policisë, tifozët janë shpërndarë, ndërsa nëna e lojtarit, Francesca Costa, ka thënë se urrejtja për djalin e saj është e tepruar, duke qenë se ka pasur mbishkrime ofenduese edhe për të.

    Bournemouth, Tottenham Hotspur dhe Milan janë klubet e interesuara për shërbimet e Zanolos. /Telegrafi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark