×
Show

Zbardhet arsyeja raciste e ndarjes së Tupac nga Madonna

Insajderi
05 July 2017 - 19:27

Tupac gjatë kohës sa ishte në burg i shkroi një letër të dashurës së tij të atëhershme, Madonnës. Reperi në letër i bëri të ditur arsyen pse nuk dëshiron të vazhdojë lidhjen më këngëtaren.

Tupac ishte ndarë me Madonën për shkak se ajo ishte e bardhë, njofton TMZ.

Edhe në këngët e reperit shpesh përmendet vështirësia e të lindurit i zi, në një botë ku superiorë janë të bardhët.

“Të të  shohin në publik me një djalosh të zi në asnjë mënyrë nuk do të kërcënonte  karrierën tuaj, për më mirë do ta bënte të dukesh shumë më e hapur dhe e lumtur”, kishte shkruar Tupac në letrën drejtuar Madonës.

“Por për mua, të paktën në perceptimin që kam pasur ndjeva se për shkak të ‘imazhit’ tim, do t’i zhgënjeja gjysmën e njerëzve të cilët më bënë atë person që unë mendoja se isha,” kishte shkruar përveç tjerash ai.

Kjo letër duhet ta kishte prekur Madonën shumë dhe për këtë reperi i kërkoi falje duke i thënë:
“Nuk kam dashur kurrë të të lëndoj”.

Letrën mund ta lexoni në këtë link:

http://tmz.vo.llnwd.net/o28/newsdesk/tmz_documents/0630_tupac%20madonna%20letter-WM-2.pdf 

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark