×
  • Sport
  • Insajderi / Insajderi

    Zbulimi i Le Figaro për kurdisjet e ndeshjeve, Qeqa “godet” Tahir Batatinën

    Insajderi
    26 February 2023 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Futbolli i Kosovës ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit pas një skandali të raportuar nga mediat në Francë.

    Gjegjësisht, “Le Figaro” raportoi se futbolli kosovar është “tronditur” nga një skandal kurdisjesh, me “epiqendër” klubin e Llapit.

    Gazetarja e sportit në Kosovë, Qëndresa Krelani e cila nuk ka qenë aspak e heshtur për të gjitha parregullsitë në futbollin tonë, së fundmi e ka dhënë një koment interesant.

    Në rrjetin social “Facebook”, ajo fillimisht ka treguar bisedën me një gazetar francez.

    Poashtu, sa i përket futbollit kosovar, “Qeqa” tregon se është e “dhimbshme” që nuk ka më shumë se “tre trajner me plot kuptimin e fjalës” në futbollin tonë.

    Shkrimi i plotë i “Qeqës”:

    Ndoshta eshte desht qe te flas frangjisht per te qene e besueshme. Me beri pershtypje kur dje nje gazetar francez me origjine turke me tha: Kur shohin deklaratat e Qeqes neper studio televizive, te gjithe thone “Mashallah”. Por kur i pyesim “Pse edhe ju nuk flisni si Qeqa? Te gjithe thone “Mazollah”.
    Une e di qe kur ke dicka per te thene edhe heshtja eshte genjeshter. Heshtja eshte aprovim! Shqiptaret jane dembele, shume dembele, sepse me lehte e durojne padrejtesine se sa manipulimin. S’eshte puna e frikes – por te kerkuarit drejtesi iu duket ma TELASHE sesa vete PADREJTESIA.
    Njeriu e manipulon vetem dike qe i duket askushi. Dhe nese mendoni qe jeni askushi, iu beft mire manipulimi. A ka me keq kur te manipulojne jo pse kane frike nga guximi yt por sepse ju dukesh budalla? S’ka me keq. Nuk besoj qe disa kishin bere te oborri i vete, ate qe po ia bejne Superliges. Nuk ka kombinim me te keq se kur kombinohet propaganda me genjeshter.
    Te kesh superlige e mos te kesh me shume se tre trajner me plot kuptimin e fjales, kjo eshte e dhimbshme. 80% e futbollisteve luajne sikur iu ka mbet futbolli n’dore. Ne vend te Superliges eshte bere Superhall. Nje lige ku fjala e manipuluesit eshte me e pushtetshme sesa urtesia e atij qe humb titullin me nder.
    Ndoshta eshte gabimi im qe Superligen e konsideroja si nje kushtetute. Dhe kushtetuta ka rregulla. Paskam mendu gabimisht qe ne gazetaret duhet ta shendoshim moralisht nga te pa moralshmit futbollin. Qenkam rrit gabimisht me idene qe drejtesia duhet ta dije se – kur njeri nga ne lendohet – te gjitheve u del gjak.
    Por nje gje e di qe nuk e kam gabim…qe per me e mposht genjeshtren duhet te lidhesh mardhenje me t’verteten.
    Per fund kurr nuk i kam kuptu ata “trajner” te cilet e zgjedhin fundin e turpshem, kur mund ta kishin zgjedh nje fund te bukur“.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark