Dy kampionët e botës në boks, Anthony Joshua dhe Tyson Fury më në fund të përballen njëri me tjetrin, raporton Insporti.
Gazeta e njohur angleze, “Daily Mail” ka bërë të ditur se meçi i madh do të zhvillohet gjatë kësaj verë në Arabinë Saudite.
Promoteri i njohur i Anthony Joashuas, Eddie Hearn, ka një kohë të gjatë që është në përpjekje për të gjetur një vend të përshtatshëm për organizimin e meçit dhe së fundmi ka njoftuar se dy palët janë dakorduar për Arabinë Saudite.
Dokumenti ende nuk është nënshkruar, por një që e tillë pritet të ndodhë shumë shpejt.
“Beteja e Britanisë” do të jetë një nga luftat më të mëdhaja në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, ku pritet që fituesi të arkëtojë hiç më pak se 100 milionë euro./Insporti.com/