×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohen fanellat e Barcelonës për edicionin 2022/2023

    Insajderi
    18 September 2021 - 17:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mediat spanjolle tashmë kanë zbuluar fanellat e vitit të ardhshëm të gjigantit spanjoll.

    Mundo Deportivo, sot gjatë ditës ka zbuluar fanellat që Barcelona do t’i përdorë në sezonin 2022/23.

    Fanellat janë dizajnuar nga brendi i njohur ‘NIKE’, vetëm sponzori nuk është caktuar ende pasi gjiganti spanjoll nuk ka ende marrëveshje me ndonjë kompani.

    Fanellat e para do të jene me ngjyrat tradicionale të klubit, e kuqja dhe e kaltërta që dominojnë.

    Ndërsa fanellat e dyta janë të ngjashme me ato që klubi kishte bartur gjatë vitit 1992 me ngjyrë të artë.

    Fanellat e treta si asnjëherë më parë do të jenë me ngjyrë të bardhë, ndërsa shihet figura e kryqit me ngjyrat e klubit, kuq dhe kaltër.

    Është ende shumë herët për sezonin e ardhshëm, megjithatë gazeta tashmë ka zbuluar fanellat e klubit që pritet t’i përdorin gjatë edicionit 2022/23.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark