×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Zbulohet banori i parë i “Big Brother VIP 3″

    Insajderi
    09 June 2023 - 21:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Devis Xherahu është personazhi i parë, i cili ka zbuluar se do të jetë pjesë e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, në Top Channel.

    Këngëtari e ka zbuluar këtë teksa ishte i ftuar në emisionin “Më Lër të Flas”, ku i pyetur nga vëllezërit Veshaj nëse do të merrte pjesë, ai tha se do të jetë banor i shtëpisë më të famshmë në Shqipëri, sezonin e ardhshëm.

    Ai sfidoi Romeon duke i thënë se nëse do futeshin të dy atëherë Devisi do e fitonte.

    “Isha para një muaji, këndova atje, përjetova emocione të 2006-ës, kam qenë në një emision të tillë në Greqi në 2006-ën, dhe doja ti ripërjetoja ato emocione sërish. Por kur më thanë që do jetë edhe Romeo, thashë atëherë e fitoj Big Bortherin”, tha Devisi.

    Romeo: E fiton Big Brother?

    Devisi: Po me bast…

    Romeo: Kemi disa sardele që i hajmë me gjithë hala, unë ty të ha me gjithë hala.

    Devisi: Unë do fitoj gjithsesi nëse jemi të dy.

    Romeo: Nëse hy ti nuk futem.

    Devisi: Atëherë largohu.

    Donald: I ka kapur “pandemia e bigut” edhe pasi ka mbaruar bigu.

    Romeo: Devisin e keni tek BBV treshi.

    Donald: Do futesh e ke ndarë?

    Romeo: E ka me qejf pse mos futet.

    Devisi: Doni që të futem unë?

    Romeo: Po patjetër, unë do jem “Team Devisi”.

    Donald: Devisi do marrë pjesë në Big Brother Vip 3.

    Devisi: Shaka bën ky.

    Don: Po shaka, shaka…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark