×
  • Showbiz
  • Show

    Zbulohet çka i përshpëriti në vesh Donaldi Beatrixës?

    Insajderi
    22 January 2022 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Beatrix u largua nga shtëpia e Big Brother VIP mbrëmë pasi ishte në nominim me Einxhel dhe Donald.

    Ajo ka shprehur frikë vazhdimisht për atë që e priste kur të linte shtëpinë, dhe merakun si ishte pritur lidhja e tyre në publik.

    Kur po largohej nga shtëpia, Donaldi i dha disa këshilla. “Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha ai duke iu referuar vëllait binjak.

    Ndërsa Beatrix nuk hezitoi ta puthte e ta përqafonte teksa me lot në sy u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

    Historia e tyre ka qenë më e përfolura e momentit pasi lindi brenda Big Brother VIP. Afrimiteti i tyre u vu re por lidhja nisi vetëm kur Semi, shoqja e ish të dashurës së Donaldit u eliminua.

    Ndërsa u komentua gjatë se si Donaldi bëri shumë gjeste për Bora Zemanin, ai tha se do ia lërë atë histori të shkuarës dhe Beatrix ishte ajo që donte. Kjo i dha besim Trixës, me të cilën e shkëmbeu puthjen e parë kur u organizua një dasmë brenda shtëpisë dhe ata ishin nusja me dhëndrin.

    https://www.youtube.com/watch?v=XAXUZmvPbpo

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark