×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zbulohet klauzola e Haalandit te Man City

    Insajderi
    05 July 2022 - 21:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Edhe pse Erling Haaland u transferua te Manchester City këtë verë, e ardhmja e tij nuk është e sigurt për shkak të dy klauzolave që janë pjesë e kontratës së tij.

    Kur Haaland arriti marrëveshje me Manchester Cityn, ai siguroi dy gjëra: të bëhej lojtari i dytë më i paguar në Premierligë pas Cristiano Ronaldos falë një page neto prej 25 milionë euro në vit dhe të vazhdojë të kontrollojë çdo hap të karrierës së tij.

    Kjo nuk ishte e lehtë për përfaqësuesen Rafaela Pimienta, krahu i djathtë dhe partnerja e agjentit të famshëm Mino Raiola, i cili vdiq më 30 prill, raporton Marca/

    Avokatja braziliane arriti të përfshijë dy klauzola në kontratën e tij, që e lejojnë Haalandin të vendosë nëse do të qëndrojë në stadiumin “Etihad” apo do të transferohet në një klub tjetër për një shifër në fund të sezonit të tij të dytë.

    Marrëveshja është e vlefshme për pesë sezone, deri më 30 qershor 2027 dhe kjo klauzolë, e cila nuk është një klauzolë normale ndërprerjeje sepse nuk lejohen në Premier League, ka një nuancë të veçantë: lidhet me arritjen e disa objektivave minimale sportive.

    Pasi të plotësohen këto, lojtari ka mundësinë të ndërpresë kontratën pas pagesës prej 200 milionë euro në fund të sezonit të dytë, verën e 2024, ose 175 milionë euro në fund të sezonit të tretë, në verën e 2025.

    Ndërsa këto shuma janë të larta, ato janë gjithashtu të përballueshme për një klub si Real Madrid, i cili mund të jetë i interesuar për të dhe që ofroi 200 milionë euro për Kylian Mbappe në 2021.

    Nuk është e zakonshme që futbollistët e këtij niveli të kenë një çmim ose, kur e kanë, ato janë tepër të larta, siç është klauzola e lirimit prej 1 miliard euro që do të hyjë në kontratën e re të Vinicius.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark