Kosova për herë të parë do të do të jetë pjesëmarrëse në Lojërat Olimpike që këtë verë mbahen në Rio të Brazilit.
Pas pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Kosova ka fituar të drejtën sikurse të gjitha shtetet e botës që më stemë dhe flamur të garojë në Lojërat Olimpike të Rios që fillojnë me 5 gusht.
Në paraqitjen e parë në Lojërat Olimpike, Kosova do të garojë me shtatë sportistë, shkruan Indeksonline.
Edhe pse federatat e caktuara ende nuk kanë dorëzuar emrat e sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Rio, presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka zbuluar për Indeksonline se si pritet të duket ekipi i Kosovës në Lojërat Olimpike.
Do të jenë shtatë sportistë që do të përfaqësojnë Kosovën në Rio, dhe vetëm Majlinda Kelmendi me Nora Gjakovën kanë fituar normë olimpike.
Lista e sportistëve që do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Olimpike:
5 Vijona Kryeziu, atletikë, 400m (Ftesë per univerzalitet)