×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza
  • Aktuale

    Zbulohet mashtrimi i Hib Petrol – Rrjepte qytetarët me çmim të fryrë gjatë muajit mars

    Insajderi
    11 April 2022 - 15:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dokumentet e Agjencisë Qendrore të Kosovës, e zbulojnë se kompania e derivateve HIB Petrol gjatë muajit mars i ka mashtruar qytetarët me çmimin e derivateve që u ka shitur. Çmimet e derivateve gjatë ditëve të para të muajit mars kishin arritur deri në 1 euro e 80 cent. Por për të njëjtën periudhë shteti ka blerë në HIB Petrol derivate nga 1.30 deri në 1.58 cetë më së shtrenjti. Gazeta Insajderi ju sjell detaje  

    Qytetarët e Kosovës, e blenë gjatë muajit mars dukshëm më shtrenjtë naftën e benzinën në kompaninë HIB Petrol, aty ku blejnë edhe institucionet publike me çmim shumë më lirë.

    Agjencia Qendrore e Prokurimit, me 4 prill i ka dërguar kompanisë HIB Petrol, faturën e shpenzimeve të muajit mars, ku edhe u “formuan edhe çmimet e Karburanteve”.

    Bazuar në këto dokumente del se për insitucionet HIB Petrol ka shitur derivate nga 1 euro e 30  cent deri 1.58 euro më së shumti, shkruan Gazeta Insajderi.

    Me këtë shteti e konstaton se kjo kompani i ka “rrjepur” qytetarët me cmime të larta për të njëjtat produkte të shitura në treg.  Institucionet publike u furnizuan dukshëm më lirë me të njëjtat derivate, prej të cilave shpenzojnë mijëra litra në ditë, për automjete e për gjeneratorë.

    Gjersa gjatë muajit shkurt çmimi i një litre naftë në këtë kompani ishte nga 1 deri në 1 euro e 6 cent, në kohën e fryrjës së çmimeve situata kishte eskaluar.

    Deri më datën 14 mars çmimi ishte rritur mbi 5 herë, përderisa në bursë kishte pasur më pak lëvizje. Prej 1 euro e 6 cent në fund të shkurtit, çmimi i një litre naftë në këtë kompani kishte shkuar mbi 1 euro e 80 cent.

    Dokumenti 1 i AQP-së
    Dokumenti 2 i AQP-së
    Dokumenti 3 i AQP-së

    Gjatë muajit janar, institucionet qendrore e lokale u furnizuan me naftë në vlerë prej 1.18 euro dhe në vlerë 1.13 euro në pikat e karburanteve të kësaj kompanie.

    Me çmim të njëjtë u ble edhe benzina.

    Këto të dhëna figurojnë në dokumentin e AQK-së “Vendim për formimin e çmimeve për furnizim me Karburante për muajin Janar 2022”.

    Derisa për qytarët në pompat e derivateve të kësaj kompanie figuronte çmimi 1.30 centë.

    Posedonte mbi 3 milionë litra naftë rezervë, rriste çmimin në kurriz të popullatës

    Përveç këtij skandali të HIB Petrolit që e zbuloi shteti, Gazeta Insajderi ka raportur se si e njëjta ka poseduar një sasi prej mbi 3 milionë litrash në rezervarët e saj, derivate që i kishte blerë me çmimin e lirë por që në treg e shiti më çmim mashtrues.

    Tri ditë pasi kryeministri Albin Kurti mori një vendim lidhur me industrinë e naftës, kompanive të këtij sektori iu erdhi një kërkesë nga Administrata Tatimore e Kosovës.

    Iu kërkohej që të deklaronin se sa litra naftë i posedonin në stoqet e tyre. Kjo kërkesë është bërë me qëllimin që të implementohej vendimi i Kurtit për të mos lejuar korporatata e naftës që të kenë më shumë se 6 përqind fitim në shitjet me pakicë.

    Ndërsa në shitjet me shumicë vendimi parashihte marzhë prej vetëm 4 përqind.

    Korporata Hib Petrol, pronë e Ibrahim e Kujtim Bucaliut, kishte njoftuar ATK-në se korporata posedonte mbi 3 milionë litra derivate të naftës në stoqet e saj. 

    Përkundër sasisë enorme rezervë, korporata HIB Petrol vendosi që të rrisë çmimin disa herë brenda dhjetë ditëve-nga data 4 mars deri më 14 mars të vitit 2022.

    Deri më datën 14 mars çmimi ishte rritur mbi 5 herë, përderisa në bursë kishte pasur më pak lëvizje. Prej 1 euro e 6 cent në fund të shkurtit, çmimi i një litre naftë në këtë kompani kishte shkuar mbi 1 euro e 80 cent.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark