×
  • Sport
  • Sport

    Zbulohet prapaskena, Musiala “tradhtohet” nga Messi: Më gënjeu për….

    Insajderi
    10 March 2023 - 19:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Jamal Musiala ka marrë trajtën e lojtarit kryesor në Mynih, ndonëse është vetëm 19 vjeç.

    “Bambi” është cilësuar shpesh nga legjendat gjermane si “Mesi” i “Pancerave”, mbi bazë të aftësive poseduese me sferën nën këmbë, aty ku driblimet qëndrojnë në krye. Gjithsesi, takimi i fundit la të kuptohet se nuk ishte dita e tij për të marrë rolin e protagonistit.

    Por kjo nuk ishte e gjitha, deklarata pas ndeshjes me PSG-në, e cila konkretizoi kalimin në çerekfinale të Champions-it, do të zbardhte prapaskenën mes tij dhe Mesit: “I kërkova fanellën Leos kur ishim ende në fushë dhe më sinjalizoi të shkoja në dhomat e zhveshjes. Kur mbërrita, kuptova se ai nuk gjendej në të, ishte larguar, nuk e prisja”, përfundoi i pezmatuar Xhamali.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark