×
  • Sport
  • Botërori 2022

    Zbulohet sekreti i Messit pse fle vetëm në dhomë. ‘Pleshti’ jeton me Agueron edhe në Katar: “Jemi te dhoma jonë”…

    Insajderi
    08 December 2022 - 16:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Relaks i madh në kampin argjentinas, që po përgatit takimin e së premtes me Holandën, për çerekfinale. Sergio Aguero, tashmë një transmetues me përvojë, arriti të bisedojë live në Twitch me Messin, Paul, Papu Gomez, Leandro Paredes, i ndjekur nga 245 mijë njerëz.

    Momenti më emocionues erdhi, kur Aguero pyeti se ku ishin. “Në dhomën tonë”,- u përgjigj Messi. Aguero ndaloi disa sekonda dhe pyeti, me një gjest mes tij dhe Messit: “Dhoma ‘jonë’?”.

    Messi dhe Aguero ishin gjithmonë shokë dhome në kombëtare. Kur Aguero u largua, Messi ishte vetëm, por ai zakonisht ka… mysafirë për pushime, ngacmoi Gomez: “Sot Paredes, Dybala dhe Paul fjetën në shtratin tënd, dhe unë me Leon”.

    Një tjetër moment që tërhoqi të qeshura ishte kur numri 10 ftoi Agueron të vizitonte kombëtaren. Në fillim të Kupës së Botës, ish-sulmuesi u ankua se nuk i ishte lejuar hyrja në grup, për shkak se nuk kishte leje. “Shiko nëse vini, tani i keni kredencialet, nuk keni nevojë të dërgoni më shumë ‘bomba’…”

    U fol edhe për prerjen e flokëve të Gomez, e cila kërkoi një prerje të ngjashme me atë të David Beckham. “A menduat vërtet se do të dukeshit njësoj?”, “Ndoshta me një berber të mirë dhe botoks (qesh)…” 

    Më në fund nuk munguan të qeshurat, kur ndihmësi i Agueros, u përpoq të ndihmonte grupin e Messit të rregullonte monitorin…

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark