×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbulohet shkaktari i zjarrit në ndërtesën “Grenfell” në Londër

    Insajderi
    23 June 2017 - 12:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zjarri i ndërtesës “Grenfell” ka filluar nga një frigorifer, dhe veshja e jashtme e ndërtesës ka kontribuuar në përhapjen e zjarrit, kanë thënë policia.

    Izolimi në ndërtesë ka dështuar në teste të bëra nga specialistët dhe policia do të konsiderojë të bëjë akuza për vrasje pa paramendim, raporton BBC News.

    79 persona mendohet të kenë vdekur pasi zjarri shkatërroi 151 apartamente të ndërtesës.

    Policia tha se zjarri nuk ka filluar me qëllim.

    Një zyrtare ka thënë se dëshiron të dëgjojë për të gjithë që kanë qenë në atë ndërtesë, edhe nëse nuk kanë qenë të paramenduar të jenë në ndërtesë në kohën e incidentit.

    “Nuk dua të ketë më viktima të kësaj tragjedie dhe ne të mos e dimë për ta. Ne kemi prioritet të dimë se kush ka qenë në ndërtesë, dhe jo arsyet pse kanë qenë aty”, ka thënë ajo.

    Ndërkohë janë lajmëruar edhe prodhuesit e frigoriferit dhe Departamenti për Energji Biznesi dhe Politika Industriale.

    Teste të tjera janë duke u bërë, ndërsa më parë nuk ka pasur ndonjëherë ankesa për këtë lloj frigoriferi apo kërkesa për rikthim. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark