Sipas vrojtimeve të fundit, në shumë vende të botës është konstatuar që ka një dallim mes meshkujve dhe femrave në numrin e viktimave që ka shkaktuar virusi COVID-19.
Kjo ka bërë që shumë shkencëtarë të ngrenë pyetje në lidhje me këtë dukuri dhe studimet e fundit duket se kanë dhënë një farë përgjigje për këtë gjë.
Pyetja kryesore rezulton “Pse burrat preken më shumë sesa gratë nga koronavirusi?” Përgjigjen e sjell një reportazh i rrjetit prestigjioz britanik të lajmeve, BBC. Sipas një studimi të bërë, dy janë faktorët për këtë. Faktori i parë lidhet me stilin e jetesës së meshkujve.
Në shumicën e vendeve, meshkujt priren që të abuzojnë më shumë sesa gratë në gjëra të tilla si duhani apo alkooli dhe kjo, për pasojë, e ul imunitetin e tyre.
Nga ana tjetër, po sipas këtij studimi, femrat po ashtu kanë një imunitet më të lartë sesa meshkujt për nga vetë natyra e tyre dhe kjo bën që ato të kenë një nivel më të ulët prekjeje në rang botëror nga virusi vdekjeprurës COVID-19.