×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zbulohet shuma e parave që do të përfitojë fituesi i Champions League

    Insajderi
    28 May 2022 - 20:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Finalja e madhe e UEFA Champions League do të zhvillohet sot mes Liverpoolit dhe Real Madridit.

    Kjo do të jetë hera e tretë që të dy skuadrat do të takohen në një finale të Kupës Evropiane, me herën e fundit që triumfues dolën Los Blancos.

    Siç zbulohet nga UEFA, finalistët e Ligës së Kampionëve për sezonin 2021/22 do të marrin secili një shumë të madhe prej 16 milionë eurosh për të arritur në finale.

    Për më tepër, skuadra që del fitimtare në Stade de France të shtunën do të marrë një shtesë prej katër milionë euro (që e bën atë një total prej 20 milionë) për t’u kualifikuar në Superkupën e UEFA-s, e cila është një finale e vetme që përballet me fituesit të Ligës së Kampionëve ndaj atij të Ligës së Evropës, e që është Eintracht Frankfurti.

    Ndarja e parave nga secila e fazë e Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22:

    Fituesi, 20 milionë euro

    Vendi i dytë, 16 milionë euro

    Gjysmëfinalistët, 12 milionë euro

    Çek-finalistët, 10 milionë euro

    Rundi i 16-të, 8.8 milionë euro

    Faza e grupeve, 2.1 milionë euro

    Gjigantët anglezë, Liverpool deri më tani kanë grumbulluar 88.7 milionë euro duke fituar të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

    Gjiganti spanjoll, Real Madrid ka fituar 86.6 milionë euro pasi humbi një nga ndeshjet e tyre në fazën e grupeve.

    Këto shifra nuk përfshijnë të ardhurat nga ditët e ndeshjes apo transmetimet, që do të thotë se fitimet e tyre totale nga ara evropiane mund të kalojnë 100 milionë euro.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark