×
  • Sport
  • Euro 2020

    Zbulohet shuma që e morën lojtarët e Italisë pas triumfit në “Euro 2020”

    Insajderi
    12 July 2021 - 16:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kombëtarja italiane e fitoi Kampionatin Evropian për herë të dytë në histori të saj, pasi mposhtën mbrëmë me penallti “Tre Luanët”, shkruan Insporti.

    Përveç trofeut, “Azzurrët” kanë mbushur arkat pas këtij triumfi, duke arkëtuar maksimumin e mundshëm të parave, plot 28.25 milionë euro falë tri ndeshjeve të fituara në fazën e grupeve.

    Ndërkaq, në total, italianët i fituan 99.2 milionë euro, pasi i fituan edhe ndeshjet me Austrinë në të tetën e finales, me Belgjikën në çerekfinale, me Spanjën në gjysmëfinale dhe me Anglinë në finale.

    Ndërkohë, ishin parashikuar edhe shpërblime të tjera prej 200 mijë eurosh për vendin e dytë dhe 150 mijë nëse Italia shkon në gjysmëfinale. Për Kombëtaret pjesëmarrëse në Evropian, UEFA i ka ndarë 331 milionë euro, një rekord i ri ky. Në “Euro 2016” ishin ndarë 301 milionë euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark