×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zbuloi se po e tradhton me tjetrën, vendosë t’ia shkatërrojë veturën partnerit – vajza nuk e dinte se e kishte ngatërruar mjetin

    Insajderi
    25 November 2021 - 10:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një vajzë e cila kuptoi se partneri po e tradhton, kishte humbur kontrollin dhe në një moment ia kishte shkatërruar veturën – duke ia mbuluar me mbishkrime të ndryshme të bëra me sprej si dhe duke ia goditur me mjete të forta.

    Vetura e markës Mitsubishi Outlandes mbeti pothuajse pa asnjë dritare e pasqyrë, si dhe tërë karroceria u mbuluar me sprej të zi, por ajo kishte bërë një “lëshim” të vogël për shkak të cilit historia e saj edhe u bë temë e mediave, transmeton Telegrafi.

    Në fakt ajo kishte dëmtuar veturën e gabuar – pra pronar i saj nuk kishte qenë tashmë ish-partneri, shkruan NBC News.

    Pronarja e mjetit pa pikë e fajit kur pa mjetin e saj para shtëpisë filloi të bërtet.

    “Mike është tradhtar”, ishte një mbishkrim i bërë më sprej në veturën e shkatërruar, e pronarja e pafat tani po tenton që me kompaninë e sigurimeve të sanoj dëmet.

    Megjithatë Mike ka shpëtuar pa as edhe një “thumb në këmbë”, por a do të shpëtojë edhe vajza që shkaktoi dëme të mëdha materiale mbete të shihet, duke marrë parasysh faktin se ishte njoftuar policia për rastin.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark