Mami është shoqja më e mirë, për shumë prej nesh! Një studim amerikan ka zbuluar se një bisedë me të në telefon është fantastike për gjendjen shpirtërore. Arsyeja për të kapur celularin më shpesh është këtu, ndaj mësojeni edhe ju!
Jo të gjithë janë me fat që të kenë një nënë si mike! Sidomos në adoleshencë, kur ka një konflikt të vazhdueshëm. Por në fund të kësaj faze, rreth moshës tridhjetë vjeç, njeriu e kupton se ai nuk ka një armik, por aleatin më të mirë pas vetes.
Interesat janë gjithnjë e më të ngjashme, askush nuk ka më turp të dalë me mamin për të pirë një kafe apo të shkojë në kinema, udhëtimet planifikohen me kënaqësi dhe për çdo shqetësim bëhet një telefonatë me të.
Kur telefonata mbaron, ndodh që të ndjeheni më mirë menjëherë. Arsyeja është shkencore dhe u zbulua në një studim të Universitetit të Chicagos.
Hulumtimet kanë treguar se një telefonatë me nënën favorizon prodhimin e hormonit të lumturisë, ose oksitocinës, e cila është në gjendje të qetësojë mendjen dhe të rivendosë humorin e mirë.
Testi u krye duke përfshirë një kampion vajzash dhe djemsh midis moshës 7 dhe 12 vjeç, të gjithë u morën në një situatë stresi.
Ata që flisnin me nënën e tyre kishin një nxitje të vërtetë në rritjen e niveleve të oksitocinës në trup, pikërisht sepse nuk ka ndonjë figurë tjetër të aftë për të dhënë rehati dhe nxitje të një ndjenjën e paqes.
Një grupi tjetër, në vend të telefonatës, iu dha një film me një fund të lumtur. Dhe atje vajzat nuk kishin asnjë ndryshim të humorit.
Të jetuarit larg shtëpisë shpesh është një zgjedhje për shumë nga ne, por duhet të dimë sa me fat jemi që mbështetemi gjithmonë te nëna.
Për një zhgënjim në dashuri, për një problem në punë, madje edhe për një këshillë funksionale për blerje, ajo është gjithmonë aty.
Shkurt, pasi i dashuri ose miqtë mund të jenë një ngushëllim në shumë raste, nuk ka dyshim që për nënën, prania e saj është gjithmonë një ilaç dhe këshillat ose “qëndrimi i qetë” i saj rikthejnë buzëqeshjen kujtdo.