×
  • Lajme
  • Lajme

    Zeka: Bilall Sherifi jeton me intriga

    Insajderi
    07 November 2018 - 22:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka ka vlerësuar se shefi i deputetëve të partisë, Bilall Sherifi jeton me intriga.

    Zeka në T7 bëri të ditur se nuk flet me Bilall Sherifin.

    “Komunikoj me kryetarin e partisë. Jakup Krasniqi e ka me mu, me të shtimen e Billall Sherifit. Bilalli gjithë ka jetu qështu edhe në LPK, edhe në PDK me intriga”, ka thënë Zeka.

    Ai tutje deklaroi se do të vazhdojë të qëndrojë në Nisma. Ka vlerësuar se në partitë e tjera ka përçarje edhe më të mëdha.

    “Do të qëndroj në nisma. Partitë e tjera duke nis nga LDK e VV, janë 1 milionë më të përqame se Nisma. Jam ndier i fyer nga deklarata e Jakup Krasniqit, megjithatë unë e ruaj respektin deri në fund të jetës”, përfundoi Milaim Zeka. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark