×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zelensky: Integrimi në BE, si të ngjisësh Everestin

    Insajderi
    25 June 2022 - 17:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ukraina akuzon Rusinë se po përdor territorin e një vendi tjetër për të sulmuar. Ushtria e Kievit njoftoi se disa raketa janë lëshuar nga Bjellorusia në drejtim të rajonit kufitar Chernihiv. Kjo është hera e parë, që prej 24 shkurtit kur nisi lufta, që ushtria e Moskës përfshin Minskun në këtë konflikt. Më herët pati raportime se Rusia planifikon të hedhë në erë disa ndërtesa banimi në Mozyr të Bjellorusisë, me qëllimin e vetëm që ta tërheqë në luftë shtetin e drejtuar nga Aleksandër Lukashenko.

    Kievi akuzoi trupat e Moskës se gjatë natës kanë lëshuar 48 raketa duke shënjestruar posaçërisht civilët, për të krijuar panik dhe frikë. “Rusia na ka rrëmbyer paqen”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se nuk do lejoj që i gjithë vendi të shkatërrohet. “Duam ta ndalojmë përpara se të rrënojë jetë e njerëzve në vende të tjera të Europës, Afrikës, Azisë apo Amerikës latine”, shtoi ai.

    Zelensky foli sërish për statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, ku konfirmoi se rruga është shumë e gjatë. “Kemi ecur 7 mijë metra dhe nuk do të ndalemi, do të ngjisim Everistin tonë”, përfundoi presidenti ukrainas. Sakaq prokuroria bëri përditësimin e fundit të krimeve të dyshuara të luftës. Sipas autoriteteve, rastet janë rreth 20 mijë.

    Sakaq, ushtria ukrainase bën me dije se sistemet amerikane të lëshimit të raketave, Himars, janë operative dhe në linjën e parë të betejës kundër Rusisë. Sekretari i shtetit, Antony Blinken, foli për konfliktin, duke theksuar se Moska ka humbur tashmë, pasi sipas tij, plani i Vladimir Putin për të eliminuar Ukrainën ka dështuar. Ndërkohë, Britania konfirmon vështirësitë e presidentit rus në betejë, pasi shefi i Kremlinit ka shkarkuar dy gjeneralë të lartë të ushtrisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark