×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zemaj shkel masat që i mori vet, takon mbi 20 persona pa maska e distancë

    Insajderi
    15 January 2021 - 23:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj prej gati një vit që mbanë detyrën gjithmonë ka bërë thirrje që të respektohen masat antiCovid, të cilat shërbejnë për mbrojtjen nga virusi vdekjeprurës.

    Por, Zemaj sot zgjodhi që t’i shkel rregullat të cilat i miratoi vet duke u grumbulluar vet i 20 në një ambientë të mbyllur, shkruan Insajderi.

    E arsyeja që Zemaj shkeli këto rregullat del të jenë takimet e fushatës zgjedhore.

    Në këtë takim shihen që shumica e qytetarëve nuk mbajnë maskë e as distanc sociale.

    Madje, në vendimin që ai kishte marrë kushdo që shkel këto masa do të gjobitej, duke përfshirë edhe figurat publike e politike./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark