×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj thirrje prindërve: Kujdesuni për fëmijët që t’i respektojnë rregullat anti-Covid-19

    Insajderi
    21 October 2020 - 12:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kërkuar që të respektohen rregullat dhe rekomandimet e mësuesve, në mënyrë që t’u mundësohet fëijëve të shkojnë në shkollë.

    Sepse, sipas tij, mësimi onlinë nuk e zëvendëson bankën e shkollës, as mësuesen, as mësuesin.

    “Kujdes i shtuar, mësim i sigurt në bankat shkollore. Nxënës të dashur, mësimi online, nuk e zëvendëson mësimin në bankën e shkollës, as mësuesen e mësuesin, as shoqet dhe shokët e shkollës. Prandaj, respekto rregullat, respekto rekomandimet e mësuesve, arsimtarëve dhe profesorët Tuaj. Barte maskën! Ruaje distancën! Mbaje higjienën!”, ka shkruar Zemaj në rrjetin social.

    Zemaj ka kërkuar edhe nga prindërit që ta shtojnë kujdesin ndaj fëmijëve që të kujdesën për respektimin e rregullave.

    “Kështu, ju do të vijoni mësimin, me shoqet dhe shokët në bankat shkollore!. Prindër, shtojeni kujdesin për fëmijët Tuaj, ata kanë nevojë të marrin mësim në shkollë, vendi më i mirë për mësim. Mungesa e kujdesit, sjell vendimin për mësim nga shtëpia”, ka shkruar Zemaj.

    Ndërsa, ka pasur një thirrje edhe për gjithë mësimdhënësit e shkollave të Kosovës.

    “Mësues, arsimtarë, profesorë. Respektoni masat anti Covid. Ne kemi besim te Ju. Ju jeni vendimtar për qëndrimin e sigurt të nxënësve në klasë dhe në shkollë. Zbatoni rregullat. Ju ruani nxënësit, veten, familjet Tuaja dhe shëndetin publik”, ka thënë Zemaj.  /Insajderi.org

    Fotografia e Armend Zemaj
    Fotografia e Armend ZemajFotografia e Armend Zemaj

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark