×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zëri i mijëra të dhunuarve – Feride Rushiti, gruaja që u bë një me viktimat e dhunës seksuale

    Insajderi
    07 May 2021 - 20:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Këtë të premte në emisionin “Dhoma e Rrëfimit” e ftuar ishte Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës e të Mbijetuarve të Torturës.

    Gjatë rrëfimit të saj për jetën personale, Rushiti ka treguar se si vendosi t’i ndihmonte refugjatëve gjatë periudhës së luftës e më pas edhe viktimave të dhunës seksuale.

    Një shpirt human, ajo thotë se e kishte pas qysh e vogël, e kjo e shtyri të studionte mjeksinë e më vonë të merrej edhe me persona që ishin torturuar e dhunuar.

    Qendrën për Rehabilitim fillimisht e hapi në rajonin e Drenicës, vend ky i panjohur për Rushitin.

    Ajo ka treguar përvojat e para me banorët dhe viktimat e dhunës seksuale në këtë rajon të Kosovës.

    Ndërsa i ka përshkruar përjetimet e të dhunuarve gjatë luftës, Rushiti ka shpërthyer në lotë.

    Ajo thekson se paragjykimet ndaj kësaj kategorie ende ekzistojnë.

    Për këto dhe më shumë shiko emisionin e plotë:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark