×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zero siguri, pamje si punëtorët e ndërtimtarisë në katin e 7 rrezikojnë jetën

    Insajderi
    05 February 2023 - 13:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ndërtimtaria në Kosovë vazhdon të jetë vendi i punës më i rrezikshëm. Kushtet e mira dhe siguria në punë mbesin akoma “lakmi” e një numri të madh të punëtorëve. Kjo për shkak të moskujdesit të punëdhënësve por edhe të punëtorëve.

    Në punishtet e sektorit të ndërtimtarisë, çdo vit punëtorët humbin jetën dhe lëndohen rëndë si pasojë e mos sigurisë në punë.

    Raste të tilla ndodhin shumë shpesh në vendin tonë, me ç’rast publikohen edhe pamje ku shihet se si rrezikohen punëtorët.

    Një lexues i Insajderit ka dërguar fotografi ku njëri nga punëtorët shihet se është në katin e 7 në skaj të ballkonit pa kurrfarë masa mbrojtëse duke rrezikuar jetën e tij. Po ashtu edhe punëtori tjetër në katin e 6.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark