×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Shala vizituan punimet në Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë

    Insajderi
    13 September 2019 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, së bashku me ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), Endrit Shala kanë vizituar Parkun e Biznesit në Budrikë të Vitisë për të parë nga afër punimet që janë duke u bërë.

    Me këtë rast, zv/kryeministri Limaj tha se ndërtimi i kësaj Zone Ekonomike do të ndikojë në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në zhvillimin ekonomik të kësaj ane. “Së bashku me ministrin Shala erdhëm t’i vizitojmë punimet në këtë impiant ekonomik, që është një zonë ekonomike e që besoj se me përfundimin e saj do jetë një puls i mirë i këtij rajoni. Kjo do të shtojë edhe buxhetin e Komunës Vitisë si dhe do shtojë numrin e punësimeve, që do t’i japë një shtytje zhvillimit ekonomik të zonës së Vitisë dhe të Gjilanit”, potencoi zv/kryeministri Limaj.

    Ndërsa, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala theksoi se investimi në këtë zonë kap vlerën e 1.8 milionë eurove. “Sot bashkë me zv/kryeministrin Limaj ishim për t’i parë punimet që janë duke u zhvilluar në zonën e punimeve në Viti, investim ky prej 1.8 milionë eurosh, që ka për qëllim krijimin e parakushteve për të bërit biznes në këto zona”, theksoi ministri Shala.

    Ministri Shala bëri të ditur se shumë shpejt punimet do të fillojnë edhe në Zonën Ekonomike në Malishevë, që do jetë një zonë ekonomike në dispozicion të diasporës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark