×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zëvendësministri i Jashtëm: Diplomacinë kosovare e ka “marrë pusi” nga Hyseni, Hoxhaj e Pacolli

    Insajderi
    26 November 2020 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sipas, zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Gani Dreshaj diplomacinë kosovare e ka “marrë pusi” kur drejtohej nga Skender Hyseni, Enver Hoxhaj dhe Behgjet Pacolli.

    Ky vlerësim i Dreshajt vjen pas emërimit e pastaj shkarkimit të ish-konsullit të përgjithshëm në Pragë, Flakron Shalës, djalit të deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shalës, raporton Gazeta Insajderi.

    “Shumica e politikanëve të PDK-së e LDK-së kanë “diplomatë” në ambasada të ndryshme evropiane e botërore të cilët janë të emëruar pa kritere, pa përvojë dhe pa asnjë element përcaktues. Me fjalë të tjera, diplomacinë e ka “marrë pusi” në kohën kur drejtohej nga Hyseni, Hoxhaj e Pacolli”, ka shkruar Dreshaj në profilin e tij në Facebook.

    Dreshaj ka thënë se “Nuk dua ta arsyetoj, por as ta nënçmoj vendimin për emërimin e djalit të deputetit Shala si konsull në Pragë. Por, është absurde dhe jologjike që të kritikojnë diplomacinë njerëzit që e kanë fundosur diplomacinë kosovare ndër vite”.

    Ndër tjera zëvendësministri Dreshaj ka thënë se është koha që diplomacia të forcohet me njerëz më të mirë.

    “Askush mos të mendon se ne dhe kushdo mund të bëj mrekulli. Është koha që diplomacinë tonë ta fuqizojmë me njerëzit më të mirë që kemi, të çfarëdo partie qofshin”, ka shkruar Dreshaj. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark