×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri Krasniqi: Mbështetja e MBPZHR-së po e stimulon sektorin e qumështit

    Insajderi
    26 September 2018 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

     Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës së Industrisë Përpunuese të Qumështit, Gani Durmishaj, më të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në industrinë e qumështit, si dhe për mbështetjen e ministrisë për avancimin e mëtejmë të kësaj industrie.

    Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi i ka njoftuar ata më hollësisht për ecurinë e realizimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të cilit ai theksoi se kanë gjetur mbështesje të madhe fermerët e industrisë përpunuese të qumështit. Ai i ka njoftuar ata se buxheti i ndarë për mbështeten e këtij sektori, si përmes granteve investive dhe subvencioneve, do të ndikojë që ky sektor të zhvillohet e po ashtu të rritet cilësia e prodhimeve vendore të qumështit.

    Zëvendësministri Krasniqi, ju ka premtuar atyre që do të jenë partner serioz për MBPZHR-në në zbatimin e politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët.

    Në anën tjetër, kryetari i kësaj shoqate, Gani Durmishaj e falënderoi zëvendësministrin për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këtë shoqatë, pasi që sipas tij në këtë mënyrë mund të arrihet zhvillimi dhe konsolidimi i sektorit të qumështit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark