×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zëvendësministrja e Parë e Shëndetësisë është nisur nga Shqipëria për në Spitalin e Pejës për t’i vizituar të plagosurit

    Insajderi
    26 November 2021 - 23:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në Deçan, ku mbetën të vrarë tre persona, dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

    Përmes një postimi në Facebook, MSH-ja ka njoftuar se zëvendësministrja e Parë e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku është nisur nga Shqipëria për në Spitalin e Pejës për t’i vizituar të plagosurit.

    “Ministria e Shëndetësisë, e tronditur nga akti kriminal ndaj autobusit që bartte nxënësit në Gllogjan të Deçanit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta, duke bashkëndjerë me familjet dhe të afërmit e viktimave dhe të të lënduarve.

    Duke qenë në kontakt të vazhdueshëm me Drejtorin e Përgjithshëm të ShSKUK dhe me Spitalin e Pejës për të ofruar mbështetje, Zëvendësministrja e Parë e Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Dafina Gexha Bunjaku, menjëherë pas kthimit nga mbledhja e dy Qeverive të Republikave tona në Elbasan, është rrugës për në Spitalin e Pejës për të vizituar të plagosurit”, njoftoi MSH-ja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark