×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zgjedhjet në veri, Daka ka një paralajmërim

    Insajderi
    09 November 2022 - 17:42

    Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, tha se zgjedhjet në pjesën veriore gjithmonë kanë qenë sfiduese, ndërsa paralajamëroi se tani do të jetë edhe më tepër sfidë.

    “Por gjithsesi situata në të cilën tashmë jemi do të jetë edhe më tepër sfidë, por ajo është çështje e KQZ-së tashmë se si do ta menaxhojë, së bashku edhe me institucionet tjera, të cilat janë përgjegjëse edhe për sigurinë edhe për çështje tjera”, tha ndër të tjera Daka.

    Ajo po ashtu pohoi se në situatën në të cilën është tani veriu i vendit, zgjedhjet atje janë të pashmangshme.

    “Në situatën e cila është tash, zgjedhjet janë të pashmangshme sepse ato dorëheqje nuk janë të kthyeshme më, nuk mund të ndodhë rikthimi i tyre në pozitat të cilat i kanë pasur dhe zgjedhjet janë të pashmangshme duke marrë parasysh se Kushtetuta parasheh që në momentin kur një komunë mbetet pa kryetar atëherë duhet të shkohet në zgjedhje”, tha Daka 21 DrejtpërDrejt të RTV21.

    Daka tutje tha se nëse deputetët e ftuar refuzojnë mandatet, ata mund të zëvendësohen me kandidatët tjerë nga partitë të cilat kanë garuar për vende të rezervuara për entitetin jo shumicë serb, derisa ka kandidat.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark