×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zgjidhet kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar

    Insajderi
    23 May 2023 - 14:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nevzad Lutfiu është zgjedhur kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar sipas marrëveshjes së subjekteve politike në Luginën e Preshevës, pas zgjedhjeve të KNSh-së, të mbajtura më datën 7 maj 2023.

    E gjatë procesit të zgjedhjes së Lutfiut, sekretari i Ministrisë së Kthimit dhe Komuniteteve të Serbisë, Rejhan Kurtoviq, ka lëshuar takimin konstituiv të Këshillit Nacional Shqiptar që sot zgjedh kryetarin Nevzad Lutfiu, sipas marrëveshjes së subjekteve politike në Luginë të Preshevës.

    Kërkesa e Kurtoviq ishte që të vendosej flamuri serb ose të hiqeshin flamuri i Shqipërisë ai i ShBA-së si dhe flamuri gjerman dhe i BE-së. Por, pas një konsultimi disaminutësh, palët kanë rënë dakord që fjalimi i sekretarit të mbahet në anën tjetër të sallës, ku në prapavijën e tij nuk shihej asnjë flamur, ndonëse ishin në sallë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark