×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zgjim Hyseni komenton “zhgënjimin” e Haki Abazit: Po e marrim në parti

    Insajderi
    24 November 2021 - 22:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka komentuar pakënaqësitë e deputetit të VV-së, Haki Abazi, me partinë e tij.

    Abazi nuk ka qenë prezent dje në seancën e Kuvendit dhe në një postim në Facebook ka lënë të kuptohet se nuk është i kënaqur me lidershipin.

    Hyseni, që dikur ishte larguar vetë nga VV-ja me disa ish-deputetë të tjerë, ka komentuar këto zhvillime. Fillimisht ai ka treguar një bisedë me shokun e tij ku me shaka kanë lexuar situatën brenda VV-së.

    “Ishim me një shokun tim në kafe. I thashë po m’doket po e marrim në parti Haki Abazin”, tha ai.

    Por tutje Hyseni ka thënë se nuk sheh situatë të njëjtë me largimin e ish-deputetëve të VV-së dhe pakënaqësitë e Abazit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark