×
  • Sport
  • Sport

    Zgjodhën Kosovën, De Biasi nënçmon Rashicën e Avdijajn

    Insajderi
    26 December 2016 - 16:11

    Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka qënë i ftuar në emisionin “Ora Skaner” në televizionin “Ora News” përballë një paneli të ftuarish ku ka bashkëbiseduar me ta çështje të ndryshme mbi ekipin që drejton.

    De Biasi për Kamionatin Evropian të Francës, në të cilën për herë të parë mori pjesë edhe Shqipëria.

    “Puna që është bërë në vitet e fundit e çoi kombëtaren në maja. Kjo është diçka që i bën mirë të gjithëve dhe shpresoj që arritje të tilla të ketë sërish në të ardhmen.”

    Trajneri i Shqipërisë nuk mbeti pa komentuar edhe dy talentët shqiptarë, Milot Rashica dhe Donis Avdijaj të cilët vendosën të bashkoheshin me Kosovën, pas disa vitesh që monitoroheshin nga kombëtarja shqiptare.

    “Rashica nuk është thelbësor për ne sepse si ai kemi shumë”, ka thënë tekniku italian.

    Të njëjtën përshtypje italiane ka edhe për Donis Avdijajn e Schalkes. Ai thotë se Avdijaj është futbollist i mbivlerësuar.

    “Bëra 800 kilometra rrugë për ta parë. Pashë ndeshjen e Shturm Gracit dhe nuk pashë asgjë. Sot është më shumë i famshëm për klauzolën që Shalke i vendosi, se për atë që bën në fushën e lojës çdo javë.”

    Avdijaj ka zgjedhur të luajë për përfaqësuesen e Kosovës, dhe pritet që nga ndeshja e ardhshme e Kosovës, në muajin mars, të bashkangjitet me grupin e futbollistëve për të qenë në dispozicion të Albert Bunjakit. /Insajderi.com

     

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark