Korab Zhugolli, kandidat për asamblist të Podujevës nga Partia Demokratike e Kosovës, ka takuar të rinjtë e Llapit.
Ai tha se vendi ynë bënë pak për këtë rini.
“Sa më shumë që u përqendrova tek ata, aq më shumë mendova se si vendi ynë bën kaq pak për këtë rini të mrekullueshme, të cilët kanë njohuri të thella në çdo fushë të shkencës dhe jetës”, tha Zhugolli.
Zhugolli është shprehur se Kosova duhet të përfitojë nga rinia, sepse ata meritojnë të jenë të barabartë me të rinjtë e vendeve tjera.
“Kosova duhet të përfitojë nga rinia jonë, sepse ne kemi rininë më të shëndetshme dhe më të zgjuar dhe më shumë ambicie. Keta të ri meritojnë të jenë të barabartë me të rinjtë e vendeve më të zhvilluara”, tha kandidati për kuvend të Prishtinës.