23:39 - 29 Maj 2022

Më 30 mars është mbajtur Asambleja e Punës së Komitetit Olimpik të Kosovës. Kjo mbledhje shpërfaqi shumë pakënaqësi. Plotë 31 delegatë lëshuan mbledhjen.

I shqetësuar e i pakënaqur me çka ndodhi në KOK, shprehet edhe Ismet Rexhepi.

Rexhepi udhëheq me Federatën e Automobilizmit në Kosovë. Ai për InDoks ka folur për të bëmat e menaxhmentit aktual të KOK-ut. Ai nuk po flet vetëm tash. E kishte ngritur zërin me kohë edhe në asamblenë e KOK-ut, që drejtuesit e saj tentuan ti mbanin pamjet e saj larg publikut.

InDoks, ekskluzivisht për herë të parë sjell pamjet dhe debatin e ashpër që u bë brenda KOK-ut.

Në atë asamble ka ndodhur gjithçka veç asambleja normal, e punës qysh u kanë nuk ka ndodh për arsye se aty nuk është leju as me diskutu për problemet qysh në start organizatorët, në këtë rast kryetari i KOK-ut ka pasur një plan se qysh ka me menaxhu dhe plani i tyre u kanë, mos me lanë me u zhvillu më tepër deri ku dojnë. Do të thotë në kuorum, ata nuk kanë leju me u konstatu se kush ka të drejt, kush është prezent, kush është delegatë. Do të thotë për neve, për disa federata, jo më pak se 31 delegatë ka përfundu hale pa fillu”, ka thënë ai për InDoks.

Rexhepi ka treguar për InDoks se pse sipas tij ajo që ndodhi në asamblenë e KOK-ut nuk ishte as normale, e siç akuzon ai, i ngjan edhe mbledhjes së Kuvendit ku Kosovës iu mor autonomia- një paralele krahasimi aspak e lehtë për tu thënë në publik.

“Kjo është e ngjashme sikur më herët, 89 apo 90 kur ka qenë Kuvendi i Kosovës, kur ka qenë më herët janë ata delegatë Muharrem Shabani e Buzhala e të tjerët kur për me ndrru një nen në kuadër të Kushtetutës në vitin 1974 pushteti atëherë serbë kanë përdorur elemente tjera, kanë fut deputetë pa kanë deputetë. Në mënyrë që veç me u pa duart e tyre e me ndrru atë nen”, u shpreh ai.

“Sepse paraprakisht, tri federata kanë kërku sipas statutit në kohën e caktuar me u fut edhe një pikë e rendit të ditës, shkarkimi i presidentit me gjithë Bordin e Ekzekutiv. Një diçka që ata kanë mundur paraprakisht me fut si rend të ditës ose është momenti tjetër kur shkon në Kuvend, delegatë mund të vendosin nëse, futet edhe një pikë e rendit të ditës ose jo”, tha ai.

“Prej frikës që ka mundësi ajo pikë e rendit të ditës me u fut aty, kjo është edhe para miratimit të rendit të ditës që dmth është një procedurë standard, prej frikës dhe pastaj me u votu shkarkimi i tyre. Ata kanë vendosur me përdorë elemente prej anash që dmth delegatë që skanë të drejt vote, në mënyrë për cdo eventualitet nëse vjen deri tek votimi. Në momentin e parë që janë kontestu nga kryetari i KOK-ut që këta delegatë nuk kanë të drejt vote, ata kanë mbetë qaty dhe p,sh të drejtën tonë për me fol na kanë harxhu në atë pikë ne i kemi jep argumentet pse ata nuk munden delegatë me votu, së pari duhet me u evidentu – e jo me qenë e mjaftueshme aty presidenti me dalë e me thënë aty prej 100 e qekaq delegatë qenkan kaq delegatë, pastaj aty është një komision për verifikim në këtë rast ne se pamë komisionin por presidentin. Që është diçka e parregullte, është diçka nuk ka ndodhur në të kalumen”, ka thënë Rexhepi.

Ai ka insistuar se Asambleja e Punës është e jashtëligjshme dhe ka paralajmëruar se mund të ndiqen hapa të tjerë.

Ismet Krasniqi është zgjedhur kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës më 25 mars të vitit të kaluar.

InDoks | Komiteti i Akuzave – Si u la jashtë KOK-ut edhe Majlinda Kelmendi: