16:16 - 08 Shkurt 2016

Mesfushorit të Chelseat Eden Hazard, do t’i pëlqente të stërvitej nga Zinedin Zidane. Gjatë një interviste për ‘Goal.com’, mesfushori i Chelsea ka pranuar se i pëlqen të jetë nën urdhrat e Francezit, raporton Insajderi.

“Më pëlqen të stërvitem nga Zidane. Kur isha i vogël kaloja orë të tëra përpara internetit duke parë videot dhe ndeshjet e tij. Për momentin, jam mirë te Chelsea, kështu që nuk është lajm”, ka thënë belgu Hazard.

Hazard është kritikuar për paraqitjet e tij jo të mira këtë edicion tek ‘blutë’ e Londrës, ndërsa është përfolur gjatë për një kalim të tij në Madrid tek Reali, si zëvendësim i Cristiano Ronaldos që pritet të largohet gjatë verës.