×
  • Sport
  • Sport

    Zidane e do Agueron te Reali

    Insajderi
    23 February 2016 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Los Blancos” kanë parashikuar një revolucion në skuadër gjatë afatit të ardhshëm kalimtar dhe një nga objektivat kryesorë të Realit për sulmin është pikërisht argjentinasi i Manchester City-it, njofton gazeta spanjolle Marca.

    Sergio Aguero pak ditë më parë deklaroi se dëshiron ta mbyllë karrierën te “Citiziens” aq më tepër që duke filluar nga sezoni i ardhshëm skuadra angleze do të drejtohet nga një trajner fantastik si Pep Guardiola, raporton Insajderi.

    Megjithatë Reali nuk heq dorë nga ai dhe sipas medieve të ndryshme trajneri i madrilenëve, Zinedine Zidane po punon për të bindur presidentin Florentino Perez të bëjë të pamundurën për të sjellë Agueron në kryeqytetin spanjoll.

    27-vjecari argjentinas ka qenë gjithmonë një dëshirë e vjetër e Realit të Madridit madje Los Blancos përpara se ky i fundit të transferohej në Premier Ligës te Manchester City në 2011-n tentuan blerjen e argjentinasit por presidenti i Atleticos, presidenti Cerezo Marin në atë periudhë nuk e lejojë kalimin e Agueros te rivalët nga i njëjti qytet.

     

     

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark