×
  • Sport
  • Sport

    Zidane: “Unë jam trajneri dhe e dua Cristianon këtu”

    Insajderi
    07 March 2016 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk e dëshiron largimin e yllit të skuadrës Cristiano Ronaldos, përkundër fishkëllimave që portugezi mori nga publiku në Santiago Bernabeu gjatë javëve të fundit.

    Në konferencën për shtyp para takimit të dytë ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, trajneri francez tha se nuk e do shitjen e sulmuesit portugez edhe pse disa tifoz e duan largimin e tij.

    “Unë jam trajneri dhe unë e dua Cristianon këtu. Edhe unë u fishkëlleva në të njëjtën mënyrë, por në fund të ditës tifozët i duan futbollistët e skuadrës së tyre”, deklaroi Zidane, shkruan Marca.

    Ish futbollisti i Realit e Juventusit foli edhe për futbollistin kolumbian James Rodriguez, i cili nuk është duke kaluar në formë të mirë këtë sezon.

    “Ai është një lojtar i angazhuar dhe stërvitet mirë. Mua më duhet të bëjë ndryshime, por ajo cka duhet të bëjë ai është të jap maksimumin, të cilën James është duke e bërë”, tha trajneri i klubit mbretëror spanjoll.

    Reali dhe Roma ndeshën të martën në kuadër të fazës së 1/16-ave të Ligës së Kampionëve.

    Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-0 në të mirë të Real Madridit të cilët shihen dukshëm favorit për të kaluar tutje. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark