×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Zinchenko fton fëmijën ukrainas në qendrën stërvitore të Cityt

    Insajderi
    10 May 2022 - 15:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Oleksandr Zinchenko nuk kalon asnjë moment pa menduar për Ukrainën e tij. Gjatë ditëve të para të luftës, mbrojtësi i Manchester City nuk arrinte t’i përmbante lotët në çdo intervistë apo dalje publike, ndërsa sot nga largësia e dy muajve e gjysmë, ai kërkon të bëjë më shumë konkretisht.

    Zinchenko ka ftuar në qendrën stërvitore të Manchester City një fëmijë 10-vjeçar. “Ky është Andriy”, shkruan mbrojtësi në rrjetet sociale ku shton se tashmë ai është i sigurt pasi i shpëtoi luftës që nisi në 24 shkurt. Ashtu si 12 milionë ukrainas të tjerë, ai është larguar nga shtëpia për shkak të agresionit rus.

    “Prej 75 ditësh, ky fëmijë ëndërron të bëhet një futbollist profesionist dhe të stërvitet me ekipin e tij në vendlindje. Sot ne ëndërrojmë vetëm një gjë, paqe në vendin tonë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark