×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Zjarr i madh shpërtheu në një kompleks apartamentesh në ndërtim në Las Vegas

    Insajderi
    21 June 2023 - 23:26

    Dhjetëra njësi të Departamentit të Zjarrfikësve në jugperëndim të Las Vegasit janë përgjigjur të martën pasdite (sipas kohës lokale) pasi një zjarr i madh shpërtheu në një kompleks apartamentesh në ndërtim.

    Sipas mediave të huaja, me të mbërritur, shefi i batalionit thirri alarmin e dytë për shkak të volumit të zjarrit në vend.

    Dëshmitarët i thanë FOX5 se dëgjuan zhurma të forta kur filloi zjarri ndërkohë që erërat e forta ndihmuan zjarrin.

    Nuk raportohet për ndonjë të lënduar, por shkaku mbetet nën hetim.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark