×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Zjarr në Klinikën e Psikiatrisë: Vdes një pacient

    Insajderi
    24 August 2023 - 08:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një pacient i Klinikës së Psikiatrisë ka vdekur si pasojë e një zjarri që ka ndodhur në një nga dhomat e kësaj klinike pas mesnatës.

    Lajmin e ka bërë të ditur gazeta Shneta duke sjellur edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

    Gazeta ka mësuar se pacienti me sëmundje psikiatrike ishte i hospitalizuar në klinikë. Ai kishte dal nga klinika në orët e vona të së mërkurës, ndërsa më vonë ishte sjellë nga Policia e Kosovës në emergjencën e Klinikës së Psikiatrisë.

    Pacienti ishte vendosur në një dhomë të izoluar në këtë shërbim. Rreth një orë më vonë ka rënë zjarr në dhomën e pacientit duke u djegur dysheku i shtratit, dhe si pasojë e flakëve pacienti ka ndërruar jetë.

    Ende nuk dihet se si është shkaktuar zjarri. Dyshimet e para janë se pacienti mund të ketë pasur shkrepsë me vete.

    Vdekjen e pacientit e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Psikiatrisë Dr. Faton Kutllovci. Ai i ka thënë Gazetës Shneta se pacienti ishte trajtuar edhe më parë në klinikë.

    Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Policisë së Kosovës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark