Sipas mediave lokale suedeze, ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic pritet të rikthehet në Kombëtaren nordike, transmeton Insporti.
Muajin e kaluar, La Gazzetta dello Sport, zbuloi se Ibrahimovic ishte afër rikthimit në Kombëtaren suedeze, dhe se një takimin me trajnerin Janne Andersson, kishte ndodhur në Milano gjatë muajit nëntor.
Zlatan Ibrahimovic, i cili është 39 vjeçar, kishte njoftuar se do të tërhiqej nga Kombëtarja në vitin 2016.
E sipas lajme të fundit, Ibrahimovic do ta bëjë rikthimin e shumë pritur pikërisht ndaj “Dardanëve”, sfidë kjo e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, e cila zhvillohet me 28 mars në Prishtinë.