×
  • Sport
  • Sport

    Zlatani nuk përmbahet, sulmon ashpër argjentinasit, por “kursen” Messin

    Insajderi
    25 January 2023 - 17:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Zlatan Ibrahimovic mori pjesë në prezantimin e filmit “Asterix and Obelix: The Middle Kingdom”, ku është protagonist në një skenë të vogël. Gjatë një interviste për “France Inter”, suedezi shfrytëzoi rastin për të sulmuar kombëtaren argjentinase dhe pjesëtarët e saj, me përjashtim të Lionel Messit. Ai kishte vetëm fjalë të mira për kapitenin e bardhekaltërve.

    “Messi konsiderohet lojtari më i mirë në histori, isha i sigurt se do të fitonte. Jam gjithashtu i bindur se Kylian Mbappé do të fitojë edhe një Botëror”, – ka komentuar fillimisht Ibrahimovic.

    Gjiganti suedez më pas “mpreh shpatën”: “Nuk jam i shqetësuar për Messin. Jam i shqetësuar për të tjerët në Argjentinë, sepse ata nuk do të fitojnë asgjë tjetër. Messi ka fituar gjithçka dhe do të mbahet mend, por pjesa tjetër që u soll keq… Nuk mund ta respektojmë këtë. Kjo vjen nga unë, duke folur si një lojtar profesionist, është një shenjë se do të fitosh një herë, por nuk do të fitosh më. Nuk fiton kështu”.

    Fjalët e Ibrahimovicit u nxitën nga imazhet e lojtarëve argjentinas pasi mposhtën Holandën në penallti, në çerekfinale, si dhe nga gjestet që ata patën pas fitimit të Kupës së Botës në Katar, siç ishte rasti me Dibu Martínez pas marrjes së çmimit “Portieri më i mirë i Kupës së Botës.”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark