×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Zotëriu i Parë përpiqet të lë mbrapa skandalin e naftës, i bënë 12 postime për “lulëzimin” e diplomacisë

    Insajderi
    07 October 2022 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Prindon Sadriu, burri i presidentes është shumë aktiv në rrjete sociale për t’i ofruar mbështetje Osmanit. Ai duket se po përpiqet ta lë mbrapa skandalin me naftën. Sadriu që e mbante pozitën e zëvendësshefit të misionit diplomatik në Shkup, kishe kërkuar që t’i ofrohej mundësia e shfrytëzimit të karburantit  nga shteti deri në gjetjen e një banese për akomodim atje. Kërkesa e tij, ishte aprovuar.

    Lidhur me shpenzimet për karburante dhe shpenzimet e tjera që kishte bërë Sadriu, Gazeta Insajderi në muajin shkurt të këtij viti, i ka bërë dy kërkesë për qasje në faturat e shpenzimeve të tij.

    Pavarësisht që është e obliguar me ligj që të ofroj dokumentet, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ia dha faturat Insajderit.

    Kjo bëri që Agjenci për Informim dhe Privatësi, ta gjobitë për herë të dytë Ministrinë e Punëve të Jashtme me 10 mijë euro, për mos qasje në dokumente, që në total i bie 13 mijë euro.

    Edhe pse shpenzimet e tij po mbahen të fshehura, Zotëriu i parë është mjaft i qasshëm në facebook ku për 24 orë ka postuar mbi 12 shkrime mbështetëse për presidenten Osmani.

    Ai ka lavdëruar dipolmacinë e shtetit të Kosovës ani pse nuk ka asnjë njohje të re nga vendet jonjohëse.

    “Republika e Kosovës çdo dite e më shumë po hap dyert e mbyllura të shumë shteteve jonjohëse”, ka shkruar zotëriu i parë.

    Sadriu në një prej shkrimeve të tij edhe thoshte se BE pritet të vendos saksione ndaj Vuçiqit.

    “BE sot pritet te vendose pakon e 8-të të sanksioneve kundër Rusisë të cilat përfshijnë edhe sanksione ndaj regjimit të Vuçiqit, të parat sanksione për rajonin e Serbisë që nga koha e Millosheviqit” – shkroi ai.

    Pas gjobës 13 mijë euro që Agjencia për Informim i shqiptoi ministres Donika Gërvalla për fshehjen e faturave të shpenzimeve të Prindon Sadriut, që është edhe burri i Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, një institucion tjetër konstatoi shkeljen e ligjit nga kryediplomatja kosovare. Avokati i Popullit, pas shqyrtimit të ankesës së Gazetës Insajderi, ka kërkuar nga MPJ që t`ia siguroj gazetës faturat e kërkuara.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark