Zv/kryeministri i Kosovës flet për kërcënimin nga Serbia: Ata po armatosen – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv/kryeministri i Kosovës flet për kërcënimin nga Serbia: Ata po armatosen

    Insajderi
    16 July 2019 - 19:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, është deklaruar rreth marrëveshjeve të fundit që ka bërë Serbia me Francën për blerjen e armatimit dhe sistemeve ajrore raketore.

    Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se Serbia po vazhdon të pretendojë se ushtarakisht është neutrale, mirëpo po e tregon të kundërtën.

    Në ngritjen e disa pyetjeve, ai gjithashtu tha se armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin.

    “Serbia vazhdon të pretendojë që është ushtarakisht neutrale, por po e tregon të kundërtën. Kush po e kërcënon Serbinë kaq shumë, sa që i duhet të blejë armatim të ri nga Franca dhe të tjerët, e t’i rrisë sistemet e mbrojtjes ajrore? Armatosja e Serbisë është një kërcënim i ri për rajonin”, ka shkruar Hoxhaj  në Twitter.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark