×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv/ministri Xhemajlaj ofendon gazetarët: Spiunët e tradhtarët e kombit po bëjnë punën që e kanë profesion

    Insajderi
    20 September 2018 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një shkrim i Gazetës Insajderi për punësimin e nipërve të Jakup Krasniqit nëpër institucione, nuk i ka pëlqyer as zv/ministrit të brendshëm Isa Xhemajlaj.

    Xhemajlaj që vjen pikërisht nga partia e Krasniqit, në reagimin e Krasniqit në facebook ka zgjedhur t’i ofendojë gazetarët.

    I ka quajtur spiunë dhe tradhtarë që po e bëjnë punën që e kanë profesion.

    “Respekt për kontributin tuaj dhe të familjes suaj. Keni qenë dhe vazhdoni të jeni gardian i pa mposhtur në  mbrojtje të atdheut dhe vlerave diplomatike. Spiunët dhe tradhtarët e kombit po bëjnë punën që e kanë profesion si dje kur ti ishte nëpër brgjet e Jugosllavisë ashtu sot kur po e mbroni vendin nga armiqtë e brendshëm dhe bandat kriminale”, ka shkruar në komentin e tij Xhemajlaj.

    Për shkrimin e Gazetës Insajderi ka reaguar edhe vetë Krasniqi.

    Ai ka thënë se në Kosovë ka problem më të mëdha sesa puna e nipërve të tij, që “marrin pagë si të gjithë të tjerët”. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark