×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv/ministrja Krasniqi: Ministria e Tregtisë fokus fuqizimin e grave në biznes

    Insajderi
    22 July 2019 - 11:16

    Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar panairin “Gratë në Biznes dhe artizanate tradicionale” në të cilin po marrin pjesë 32 biznese dhe shoqata të grave ndërmarrëse nga komunitete të ndryshme të Kosovës në Komunën e Gjilanit.

    Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi ka bërë hapjen e këtij panairi, duke theksuar se objektivat e ministrisë janë fuqizimi i gruas në biznes.

    “Kemi nderin dhe kënaqësinë që sot të jemi në hapjen e panairit ‘Gratë në biznes dhe artizanate’, është përkrahur plotësisht nga MTI përkatësisht nga KIESA dhe ndihemi mirë që bizneset e tilla po fuqizohen dhe po përkrahen duke e ditur që tani MTI ka objektivat e veta që të fuqizohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme duke fuqizuar kështu zhvillimin ekonomik, mundësinë e punësimit në Kosovë dhe absolutisht kjo është punë e palodhshme e MTI-së”, ka thënë Krasniqi.

    Zëvendësministrja tha se vendosja e taksës nga ministri i MTI-së, Endrit Shala ka krijuar hapësirë përzhvillim të bizneseve kosovare.

    “Vendosja e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës iu ka dhënë mundësi të drejtpërdrejtë fuqizimit të bizneseve në Kosovë dhe të bërit biznes në Kosovë, tani më është më i lehtësuar dhe është i përkrahur nga institucionet përkatëse dhe do të kenë mundësinë e vazhdueshme që të zhvillojnë aktivitetet e tyre”.

    Krasniqi tha se gratë në biznes dijnë të bëjnë mrekulli dhe ja dalin gjithmonë.

    “E di që është e mundimshme, e di që kërkon angazhim dhe aktivitet, por e di që aty ku është gruaja sigurisht nuk do mungon edhe suksesi. Unë ndihem mirë që MTI ka përkrahur gratë në biznes dhe do vazhdojmë t’i përkrahim ato dhe të gjitha bizneset që Kosova të jetë më e zhvilluar ekonomikisht dhe mundësia e të bërit biznes të jetë më e lehtësuar”, tha Krasniqi.

    Panairi do të jetë i hapur tri ditë rresht dhe tashmë është tradicional.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark