Televizioni publik i Zvicrës, SRF, ka bërë një anketë lidhur me tri tema të hapura që lidhen me përfaqësuesen zvicerane.
Ndër të tjera ka kërkuar mendimin e shikuesve nëse Xherdan Shaqiri duhet të mbetet pjesë e përfaqësueses.
Shaqiri kishte rol të kufizuar në Euro 2024, por shfaqi gjëra pozitive për minutat e kaluar në fushë.
55,8 për qind e atyre që kanë votuar kanë vlerësuar se Shaqiri duhet të mbetet në përfaqësuese. Që Shaqiri të mbetet votuan 11 mijë e 389 persona.
Ndërkohë rreth 9000 ishin që ai të pensionohet.
“Roli i Shaqirit varet nga ajo se ku luan. Nëse dëshmohet sërish në Evropë, ai i takon ekipit nacional, edhe nëse starton nga banka dhe paraqitet rrallë”, ka shkruar një komentues në sajtin e televizonit zviceran.