
Ata zgjodhën Stephan Lichtsteiner-in, si të preferuarin e tyre.
Gokhan Inler , kapiteni i tanishëm i kombëtarës zvicerane, nuk po kalon periudhë të mirë në aspektin personal tek skuadra e tij Leicester City. Si pasojë e kësaj në kombëtaren zvicerane po mendojnë për pasuesin e tij.
Në një sondazh të bërë nga e përditshmja zvicerane ‘blick’, të anketuarit nuk zgjodhën asnjë nga shqiptarët e Zvicrës të jenë kapiten të skuadrës, ndonëse 3 prej tyre ishin të përfshirë në listë.
Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka ishin aty bashkë me pesë futbollistë të tjerë me nënshtetësi zvicerane.
Përqindjen më të lartë të votave e fitoi mbrojtësi i Juventusit, Stephan Lichtsteiner, që morri 43.1% të votave, i pasuar nga Xhaka me 21.4%.
23 vjeçari Xhaka është kapiten në klubin gjerman, Borussia Monchengladbach, me të cilën paraqitet prej tre sezonesh.
Zvicra është në një grup me kombëtaren shqiptare me të cilën do të ndeshet më 11 qershor në Lens të Francës.